Interways Logo

Kushtet e përdorimit

Pa shpenzime të fshehura! Kilometra pa limit!
Ne ofrojmë një gamë të gjerë automjetesh të klasave dhe modeleve të ndryshme. Ne nuk mbajmë automjete më të vjetra se 36 muaj dhe që të gjitha i kanë kaluar kontrollet e detajuara teknike. 
Automjetet janë pajisur me kondicionerë, mbyllje qendrore, air-bag, ABS, dritare elektronike dhe të gjitha pajisjet e tjera të detyrueshme (kompleti i ndihmës së shpejtë, aparati kundër zjarrit, trekëndëshi, çelësi i gomave etj). Të gjitha automjetet janë të siguruara dhe kanë mbulim kundër përgjegjësisë së personave të tretë, me shkallën më të lartë. 
 
Personat që duan të marrin me qira një automjet duhet të plotësojnë kushtet në vazhdim:
Personi që merr me qira një automjet duhet të ketë mbushur moshën 21 vjeçe, duhet të ketë një dokument personal të vlefshëm – pasaportë dhe patentë shoferi dhe duhet të ketë të paktën 2 vjet përvojë shoferi. 
Automjetin e marrë me qira mund ta drejtojë vetëm një person që ka marrë autorizim me Kontratë qiraje. 
Në raste të caktuara mund të bëhen përjashtime për shoferët nën moshën 20 vjeçe, por në një rast të tillë duhet derdhur një depozitë plotësuese.

Patenta e shoferit 
Klientët e huaj mund të drejtojnë automjetet në Maqedoni me patentat e tyre në rast se informata e patentës së shoferit janë shënuar me shkronjat latine. Në rastet kur patenta e shoferit nuk është shtypur me shkronjat latine (për shembull nëse ajo është shtypur me shkronja arabe, greke, ruse ose kineze), klienti duhet të sigurojë një patentë shoferi ndërkombëtare. Patenta ndërkombëtare gjithmonë duhet shoqëruar me patentën e vendit nga i cili vjen vetë klienti. 

 
Kufizimet e shoferëve në aspektin e moshës dhe përvojës 
- Mosha më e re që lejon drejtimin e një automjeti të kategorisë MINI është mosha 21 vjeçe, ndërsa klienti duhet të ketë edhe të paktën 2 vjet përvojë shoferi
- Për të drejtuar një automjet të kategorisë Economy, e cila përfshin automjetet e markës VW Polo, shoferi duhet të ketë mbushur moshën 23 vjeçe dhe duhet të ketë të paktën 2 vjet përvojë shoferi 
- Për të drejtuar një automjet të kategorisë Compact, e cila përfshin automjetet e markës VW Golf ose Seat Altea, shoferi duhet të ketë mbushur moshën 25 vjeçe dhe duhet të ketë të paktën 3 vjet përvojë shoferi 
- Për të drejtuar një automjet të kategorisë Sedan, e cila përfshin automjetet e markës Skoda Rapid ose Toledo, shoferi duhet të ketë mbushur moshën 25 vjeçe dhe duhet të ketë të paktën 3 vjet përvojë shoferi 
- Për të drejtuar një automjet të kategorisë Sedan, e cila përfshin automjetet e markës Skoda Octavia ose VW Passat, shoferi duhet të ketë mbushur moshën 30 vjeçe dhe duhet të ketë të paktën 5 vjet përvojë shoferi 
- Për të drejtuar një automjet të kategorisë SUV shoferi duhet të ketë mbushur moshën 30 vjeçe dhe duhet të ketë të paktën 5 vjet përvojë shoferi
- Për të drejtuar një automjet të kategorisë Van shoferi duhet të ketë mbushur moshën 30 vjeçe dhe duhet të ketë të paktën 5 vjet përvojë shoferi

 
Kushtet e marrjes së një automjeti me qira:
Automjetet zakonisht mund të merren me qira në zyrat e kompanisë, në qendër të Shkupit ose në Aeroportin e Shkupit. Ne gjithashtu ofrojmë automjete me qira në Ohër, Aeroportin e Ohrit, Tetovë, Gostivar, Manastir, Prilep dhe në qytetet dhe pushimoret që gjenden afër këtyre qyteteve. Me kërkesë të klientit ne mund ta çojmë automjetin e kërkuar edhe në një lokacion tjetër në të gjithë Maqedoninë, me një pagesë plotësuese. 
Në rastet kur nuk do të kthehet në dy lokacionet e duhura dhe nuk është paraparë të kthehet në një lokacion të tretë (në zyrat e Interways në qendër të Shkupit ose në Aeroportion e Shkupit), ne do të faturojmë një taksë në shumë prej 35-70 euro, varësisht kategorisë së automjetit. 
Pas nënshkrimit të kontratës automjeti përkatës do të kontrollohet mirë, ndërsa në rastet e konstatimit të problemeve të caktuara, të njëjtat do të evidentohen në kontratë. 
Pas kthimit të automjetit, punonjësi i autorizuar i kompanisë do të kontrollojë automjetin e kthyer, ndërsa në rast se do të konstatojë dëmtime që janë shkaktuar nga klienti dhe që nuk mund të mbulohen me policën e sigurimit, shuma e dëmeve të shkaktuara do të faturohet nga depozita e lënë në formën e një garancie.
 
 
Drejtimi i automjeteve jashtë vendit:
Ne ofrojmë automjete që mund të përdoren jashtë vendit, në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian dhe në Turqi.
Në rast se doni të përdorni automjetin jashtë vendit, Ju duhet të lini një depozitë plotësuese, që do t’ju kthehet pas skadimit të afatit të kontratës. Në rastet kur doni të përdorni automjetin jashtë vendit, Ju duhet të njoftoni agjencinë sa më shpejtë të jetë e mundur, që të përgatiten dokumentet e nevojshme për këtë qëllim. 
 
Problemet teknike:
Automjetet që ne i japim me qira mirëmbahen rregullisht dhe i mbajmë në gjendje teknike shumë të mirë. Megjithatë nuk përjashtohet mundësia e shfaqjes së problemeve teknike. Në një rast të tillë klienti duhet të kontaktojë agjencinë në numrat e posaçëm që janë shënuar në kontratën e marrjes së automjetit me qira. 
Në rast se bëhet fjalë për një problem më të lehtë dhe nëse është e mundur që automjeti të përdoret, ne mund të kërkojmë nga klienti që ai të çojë automjetin në servilin më të afërt për të riparuar defektin. Pas skadimit të afatit të kontratës në do t’i kërkojmë klientit të dorëzojë faturën që e ka paguar për mënjanimin e defektit dhe do ti kthejmë atij shumën e plotë që e ka paguar. Në rastet e defekteve më serioze, ne do të dërgojmë menjëherë një automjet servisimi dhe një automjet të ri, i cili do t’i jepet përdoruesit. 
 
Në rast fatkeqësie: 
Në një rast të tillë, gjënë e parë që duhet ta bëni është të paraqiteni në numrat tanë të emergjencës, që mund ti gjeni në kontratë. Pastaj duhet t’i telefononi policisë (Tel.: +389 2 192) dhe luteni të vijë për të përpiluar një procesverbal. Ky procesverbal për ne do të jetë një provë. Në rast se nuk do të përgatitet një procesverbal policor, sigurimi nuk do të vlejë!
 
Çmimet e marrjes së automjeteve me qira:
Të gjitha çmimet janë shprehur në Euro.
Si periudhë e marrjes së nj automjeti me qira do të llogaritet intervali kohor prej 24 orë, llogaritur nga marrja e automjetit. Në rast se koha e kthimit do të shtyhet për 1 deri në 3 orë për një arsye të lejuar, ne nuk do të faturojmë një shumë plotësuese. Në rast se automjetin e marrë me qira do ta vononi mbi 5 orë, Ju duhet të paguani 100% të shumës të cilin e keni paguar për përdorimin njëditësh të automjetit.
Tarifa e vikendit vlen nga ora 12:00, të premten, deri të hënën, në orën 09:00 të mëngjesit.
Çmimi mujor vlen për 30 ditë.
Periudha më e shkurtër e marrjes së një automjeti me qira është 24 orë.
 
Çmimi i marrjes së automjetit me qira përfshin si më poshtë vijon:
- sigurimin nga përgjegjësia e personave të tretë me shkallën më të lartë
- sigurimin nga vjedhja / Theft waiver (TW), me franshizë prej 500 Euro
- sigurimin e plotë të automjetit
- sigurimin e dëmit të shkaktuar me në dëmtim / Collision damage waiver (CDW)
- kilometrat pa limit
- pagesat e lokacioneve 
- TVSH-në prej 18% 
 
Kthimi i depozitës: 
Për çdo automjet Ju duhet të lini një depozitë fillestare kthyese me para të gatshme ose e garantuar me një kartë krediti.  
Për kategorinë Mini Ju duhet të lini një depozitë në shumë prej 500 ЕUR
Për kategorinë Compact Ju duhet të lini një depozitë në shumë prej 500 ЕUR
Për kategorinë Sedan Ju duhet të lini një depozitë në shumë prej 500 ЕUR (varësisht automjetit)
Për kategorinë Station Wagon Ju duhet të lini një depozitë në shumë prej 500 ЕUR
Për kategorinë Automatic Ju duhet të lini një depozitë në shumë prej 500 ЕUR (varësisht modelit të automjetit)
Për kategorinë SUV/4WD Ju duhet të lini një depozitë në shumë prej 750 ЕUR (varësisht modelit të automjetit)
Për kategorinë Van/Minibus Ju duhet të lini një depozitë në shumë prej 750 ЕUR
Depozita do t’ju kthehet pas kthimit të automjetit.
 
SIGURIMI:
Sigurimi mbulon si më poshtë: 
Sigurimi standard i dëmit të shkaktuar nga dëmtimet (CDW): mbi 500 Euro (pa tatimet) – për shembull, nëse do të shkaktohet një dëm që kalon shumën e 500 Eurove, të njëjtin do ta mbulojë sigurimi. Dëmin deri në 500 Euro duhet ta paguajë klienti, në rast se ai nuk ka paguar sigurimin ekstra.
Dëmet më të vogla: nga 6 deri në 20 Euro në ditë (varësisht kategorisë së automjetit): mbi 200 Euro – më saktësisht Ju duhet të paguani 6 deri në 20 Euro në ditë që sigurimi të mbulojë dëmet e automjetit që nuk kalojnë shumën e 200 Eurove 
Ulja plotësuese e shumës së dëmit, si rezultat të një dëmtimi: për një shumë prej 10 deri në 35 Euro në ditë (varësisht kategorisë së automjetit) Ju do të fitoni një sigurim të plotë, pa dallim të llojit të dëmit.
Sigurimi i plotë (full insurance 100%) nuk do të mbulojë dëmet në vijim: dëmtimet brenda automjetit, dëmtimet e pjesës së poshtme të automjetit, dëmtimet e pasqyrave dhe gomave (në rastet kur gomat do të dëmtohen gjatë një aksidenti sigurimi do të jetë i vlefshëm)
Sigurimi nga vjedhja / Theft waiver (TW): mbi 500 Euro
Sigurimi nga përgjegjësia e personave të tretë: Përfshin TVSH-në prej 18% 

SIGURIMI I PLOTË
Me pagimin e një shume prej 10 deri në 35 Euro në ditë Ju do të fitoni një sigurim të plotë që do të mbulojë çdo lloj dëmi. Ky lloj sigurim do të sigurojë automjetin edhe nga vjedhja dhe njëkohësisht mbulon edhe pasqyrat e jashtme. 
Sigurimi i plotë nuk mbulon dëmet në vazhdim: dëmtimet e enterierit të automjetit, dëmtimet e pasqyrave dhe gomave. 
 
ME SHUMË RËNDËSI!
Sigurimi nga dëmet nuk do të vlejë në rastet në vazhdim: 
- Në rast se automjeti do të drejtohet nga një shofer që ka qenë nën ndikimin e alkoolit ose drogave 
- Në rastet e aksidenteve, kur nuk do të përpilohet një procesverbal policor për këtë qëllim
- Në rastet kur personi që ka marrë automjetin me qira do të lejojë që atë ta drejtojë një person që nuk është paraparë ose autorizuar me kontratën ose në rastet kur ky person nuk do të ketë patentë shoferi 
- Në rastet kur gomat e automjetit të marrë me qira nuk do të dëmtohen me një zjarr ose në një aksident, por në një mënyrë tjetër 
- Në rastet kur personi që ka marrë automjetin me qira do të dëmtojë qëllimisht automjetin ose enterierin e tij 
 
KUJDES MOMENTET NË VAZHDIM!
Sigurimi nga vjedhja nuk do të vlejë në rastet më poshtë:
- Nëse do ta lini automjetin të hapur 
- Nëse automjeti është lënë pa u aktivizuar alarmi i tij (nëse automjeti ka një alarm)
- Nëse automjeti është lënë bashkë me dokumentet e tij 
- Nëse automjeti është lënë pa u hequr paneli i sistemit të muzikës (nëse automjeti ka një sistem muzike me panel të përparmë që mund të hiqet) 

NË FUND!
Ju  lutemi të siguroheni që keni lexuar dhe kuptuar mirë gjithçka që është shkruar në kontratë. Nëse keni pyetje të tjera, drejtohuni tek përfaqësuesi i agjencisë që jep automjetet me qira, që ai t’ju informojë më mirë.