Interways Logo

PPSH

Cili është numri minimal dhe maksimal i viteve për marrjen me qira të automobilit?

Mosha minimale e një personi që i mundësohet qiramarrja e një automjeti është 21 vjeç. Përgjegjësinë për aftësitë e drejtimit të automjetit ia lëmë qiradhënësit të automjetit.. 

Ekzistojnë kompensime shtesë në rast se e kthej automjetin në një lokacion tjetër ose në një kohë të ndryshme? 

Kur do të bëni rezervimin përmes sistemit tonë jeni të detyruar që ta merrni dhe ta dorëzoni automjetin në vendin dhe në kohën që keni përcaktuar. Nëse automjeti kthehet në një kohë tjetër, pagesa shtesë është 30 euro. Në rast se, për shembull, e merrni automjetin me qira në Shkup dhe e dorëzoni në Ohër, pagesa shtesë është 50 euro.

Lejohet pirja e duhanit në automjetin e marrë me qira? 

Ne i kushtojmë shumë kohë dhe kujdes pastrimit të automjeteve tona dhe prandaj ato janë në gjendje shumë të mirë për klientët tanë. Kjo është një arsye që ndalohet duhanpirja në hapësirën e brendshme të automjetit. 

Në rast se udhëtoj me fëmijë, duhet të sjellim ulësen tonë për fëmijë apo do t’na e siguroni ju? 

Me kërkesën e klientit, Inter Ways Macedonia Rent a Car, do t’ju sigurojë ulëse fëmijësh për automjetin e marrë me qira. Zakonisht shpenzimi për marrjen me qira është 1 euro në ditë. Gjithsesi ne shpesh bëjmë promocione në ofertën tonë dhe ju lutemi që ta kontrolloni rezervimin tuaj dhe të kontrolloni nëse ndenjëset e fëmijëve janë në dispozicion edhe falas.  

Do t’na siguroni navigacion GPS kur marrin automjet me qira?

Po, ne ofrojmë navigacion GPS me harta nga Maqedonia dhe vendet fqinje. Shpenzimi i zakonshëm është 1 euro në ditë. Gjithsesi rregullisht kemi oferta speciale ku aparati GPS jepet falas.  

Cilat janë politikat për drejtuesin e dytë të automjetit?

Kur bëni rezervimin, ju bëni rezervim për vete. Në rast se Ju nevojitet një drejtues i dytë, shpenzimi i zakonshëm është 2 euro në ditë. Në rast se vendosni për një drejtues të dytë automjeti, nevojitet që të dorëzoni dokumente standarde edhe për drejtuesin tjetër, si për shembull leja e qarkullimit dhe pasaporta. 

Më nevojitet edhe leje qarkullimi ndërkombëtare?

Nëse jeni shtetas i huaj, ne nuk kërkojmë leje qarkullimi ndërkombëtare që t’ua japim me qira automjetin, edhe pse ajo është një rekomandim i mirë, që të keni një leje ndërkombëtare në rast se ju kontrollon policia. Ato me siguri që do t’jua kërkojnë një të tillë. 

Mund t’më jepni më shumë informacione për sigurimin dhe nëse ka shpenzime shtesë për të? 

Të gjitha automjetet tona sigurohen nga kompani sigurimi. Për këtë arsye ne nuk kërkojmë të paguani për këtë shërbim shtesë. 

Çfarë do të thotë sigurim në përplasje në një shumë më të madhe se 500€?

Ne dëshirojmë që klientët tanë të jenë të sigurt gjatë procesit të drejtimit të automjetit dhe shpresojmë se asnjëherë nuk do të ndodhë një aksident rrugor. Në rast se një gjë e tillë ndodh dhe dëmi për automjetin e marrë me qira është mbi  500 euro, atëherë qiramarrësi i automjetit nuk paguan për dëmin, por dëmi do të paguhet nga ana e kompanisë së sigurimit. Në rast se dëmi është më i vogël se 500 euro, atëherë qiramarrësi do të duhet të kompensojë dëmin e shkaktuar ndaj automjetit. 

Çfarë do të thotë mbrojtje nga vjedhjet në një shumë më të madhe se 500€?

Ashtu si edhe në pyetjen e mësipërme, nëse ndodh një vjedhje e cilësdo pjesë të automjetit dhe shkalla e dëmit është nën 500 euro, atëherë është detyrim i qiramarrësit të automjetit që të kompensojë dëmin. Nëse dëmi i shkaktuar nga vjedhja është më shumë se 500 euro, atëherë qiramarrësi i automjetit nuk paguan për dëmin e ndodhur nga vjedhja, por atë e bën kompania e sigurimit. 

Çfarë është sigurimi me tepricë mbi 200€?

Ngjashëm, ashtu si edhe me përgjigjet e mësipërme, ashtu që shkalla e shumës së dëmit të shkaktuar si pasojë e dëmtimit është 200 euro. Që do të thotë se në rast se baht një dëm më i lartë se 200 euro, dëmi kompensohet nga kompania e sigurimit. Në rast se dëmi është më i vogël se 200 euro, ai do të kompensohet nga ana e qiramarrësit të automjetit. 

Ekzistojnë shpenzime për kalimin e kufirit?

Në rast se dëshironi që të udhëtoni me automjet me qira jashtë Maqedonisë shpenzimi i zakonshëm për kalimin e kufirit është 30 euro. Gjithsesi, kontrolloni gjatë kohës së rezervimit tuaj, bë rast se kemi oferta speciale ku ky shërbim është falas. Kuptohet në rast ese planifikoni të dilni jashtë kufijve të Maqedonisë është nevojshme që të na lajmëroni në kohë në mënyrë që të përgatisim dokumentet e nevojshme. 

Mund të bëj ndryshime në rezervimin tim?

Kuptohet se po. Sapo të keni kryer me sukses rezervimin, në adresën e e-mailit që e keni parashtruar gjatë procesit të rezervimit, do të merrni konfirmim se rezervimi është bërë me sukses dhe në po atë e-mail do të përfitoni edhe një numër unikat rezervimi që mund ta evidentoni në faqen Rezervimi im dhe më pas të bëni ndryshimin përkatës. 

Paguhet për anulimin e rezervimit të bërë?

Jo, Inter Ways Macedonia Rent a Car nuk ju detyron të paguani për anulimin e rezervimit të bërë. Mund ta anuloni rezervimin tuaj në çdo kohë. 

Si mund të sigurohem se rezervimi është kryer me sukses? 

Sapo të parashtroni informacionet për vendin dhe kohën e marrjes dhe dorëzimit, do të zgjidhni edhe automjetin e dëshiruar dhe do të merrni një konfirmim me e-mail nga ne. Ju lutemi që të kontrolloni Inbox tuaj ose dosjen Spam në adresën tuaj e-mail. Në rast se në afat prej 15 minutash nuk përfitoni një email nga ne, Ju lutemi që të na shkruani në: [email protected] ose telefonin në numrat tanë dhe ne menjëherë do të përpiqemi që T’ju ndihmojmë.