Interways Logo

Politika e privatësisë

Privatësia Juaj për ne është me shumë rëndësi. Për këtë qëllim ne kemi zhvilluar Politikën e privatësisë, që Ju të kuptoni më mirë se si ne i sigurojmë, përdorim, komunikojmë dhe zbardhim të dhënat personale. 

Në vazhdim janë dhënë parimet kryesore të politikës sonë të privatësisë.

Para ose gjatë kohës së sigurimit të tl dhënave personale ne bëjmë identifikimin e qëllimeve për të cilat sigurohen të dhënat personale. 
Ne do të sigurojmë dhe përdorim të dhënat personale vetëm për realizimin e qëllimeve të definuara paraprakisht dhe për qëllime të tjera kompatibile. Përjashtime mund të bëhen në rastet kur do të fitohet pëlqimi i personit të cilit i takojnë të dhënat personale ose në rastet kur ligji kërkon të bëhen përjashtime. 
Ne do të mbajmë të dhënat personale varësisht kohës që nevojitet për realizimin e qëllimeve përkatëse.
Ne do të sigurojmë të dhënat personale vetëm me mjete ligjore dhe fer, me dijeninë ose pëlqimin e personit të cilit i takojnë këto të dhëna. 
Të dhënat personale duhet të jenë relevante për qëllimet për të cilat duhet të përdoren. Ato gjithashtu duhet të jenë të plota dhe të sakta. 
Ne do të sigurojmë të dhënat personale me masat e duhura, që ato të sigurohen nga humbja ose vjedhja, por edhe nga qasja, zbulimi, kopjimi, përdorimi ose modifikimi i paautorizuar. 
Ne do ti bëjmë të kapshme për përdoruesit informatat mbi politikat tona dhe praktikat që kanë të bëjnë me administrimin e informatave personale. 
Ne jemi të përkushtuar në zhvillimin e biznesit bazuar në këto parime, me qëllim që klientët tanë të sigurohen se të dhënat personale janë konfidenciale dhe se të njëjtat mirëmbahen drejtë.

1. Kushtet 
Me përdorimin e kësaj ueb faqeje Ju deklaroni se jeni dakord me kushtet dhe dispozitat e përdorimit të ueb faqes, të gjitha ligjet dhe rregullativat e zbatueshme dhe se jeni dakord të mbani përgjegjësi në mbështetje të ligjeve lokale në fuqi. Nëse nuk jeni dakord me cilindo nga këto kushte, ndalohet qasja ose përdorimi i ueb faqes. Materialet që gjenden në këtë ueb faqe janë mbrojtur me të drejtat autoriale dhe me ligjet e markave tregtare. 

2. Licencë shfrytëzimi 
Jepet leje për marrjen e përkohshme të një kopje të materialeve (informacione ose softuer) të faqes tonë elektronike për karakter personal jokomercial, vetëm sa për tu parë. Kjo është dhënie e të drejtës dhe jo transferim i titullit dhe nën këtë licencë nuk mund që të :  
- ndryshoni ose të bëni kopje të materialeve 
- shfrytëzoni material për qëllime komerciale ose për asnjë një lloj aktiviteti (komercial ose jokomercial) 
- të tentoni që të dekompiloni ose të kopjoni softuerin që gjendet në faqen tonë elektronike 
- të eliminoni të gjitha të drejtat autoriale ose të gjitha shënimet e tjera pronësore nga materialet 
- t’ia transferoni materialet një personi tjetër ose të kopjoni faqen tonë elektronike në një server tjetër  

Kjo licencë bëhet e pavlefshme automatikisht nëse i cenoni disa prej këtyre kufizimeve. Në rast se Ju ndalohet aksesi tek këto materiale, jeni të detyruar që t’i shkatërroni materialet e marra nga faqja, të cilat janë nën posedimin Tuaj, qoftë në format elektronik ose të shtypur. 

3. Përgjegjësia 
Materialet e faqes tonë elektronike jepen “ashtu si janë”. Ne nuk japin asnjë lloj garancie, të qartë ose të implikuar dhe i hedhim poshtë të gjitha garancitë e tjera, duke përfshirë, pa kufizime, garancitë e implikuara ose kushtet  e tregtimit, favoret për një qëllim të caktuar ose jo për të drejtat e pronësisë intelektuale ose për cenime të tjera të së drejtave. Më tej, ne nuk i garantojmë dhe nuk bëjmë asnjë lloj reprezanticioni lidhur me saktësinë, rezultatet e mundshme ose sigurinë për shfrytëzimin e materialeve të faqes sonë elektronike ose që në një formë tjetër kanë të bëjnë me materialet e tilla, ose edhe të cilado qoftë faqe elektronike që janë të lidhura me këtë faqe. 

4. Kufizimet 
Në asnjë mënyrë  Inter Ways Macedonia Rent a Car  ose furnizuesit e saj mund të jenë përgjegjës për çfarëdo lloj dëmi (duke përfshirë pa kufizime dëmin nga humbja e informacioneve ose profitit, ose për shkak të ndërprerjes së biznesit), që rrjedhin nga përdorimi ose pamundësia për përdorim e materialeve të faqes sonë elektronike, madje edhe kur jemi të njoftuar me gojë ose në formë të shkruar  për mundësinë e një dëmi të tillë. Pasi që disa juridiksione nuk lejojnë kufizimin e garancive të implikuara, ose të kufizimeve të përgjegjësisë për dëme shkakore ose të rastësishme, këto kufizime ka gjasa që të mos të kenë të bëjnë me ne.  

5. Revizionet dhe lista e gabimeve tipografike 
Materialet që shfaqen në faqen tonë elektronike mund të përmbajnë gabime teknike, shtypi ose fotografike. Inter Ways Macedonia Rent a Car nuk garanton se cilido prej materialeve të faqeve të veta elektronike janë të sakta dhe të plota. Ne mund të bëjmë ndryshimeve të materialeve dhe përmbajtjeve të faqes sonë në çfarëdo kohe, pa një paralajmërim paraprak. Inter Ways Macedonia Rent a Car nuk ka detyrime për shtesa dhe azhurnime të vazhdueshme të materialeve të faqes sonë elektronike. 

6. Linqet 
Inter Ways Macedonia Rent a Car nuk i kontrollon të gjitha faqet e lidhura me faqen e vet elektronike dhe nuk mbajmë përgjegjësi për përmbajtjen e cilësdo faqe të tillë të lidhur. Përfshirja e çfarëdolloj lidhje nuk implikon miratimin nga ana e Inter Ways Macedonia Rent a Car. 

7. Kushtet e shfrytëzimit të modifikimeve 
Inter Ways Macedonia Rent a Car mund të revidojë këto kushte të shfrytëzimit për faqen e vet elektronike në cilëndo kohë, pa paralajmërim paraprak. Me shfrytëzimin e kësaj faqeje elektronike dakordoheni që të jeni të detyruar nga versioni momental i kushteve të shfrytëzimit. 

8. E drejta e posedimit  
Çfarëdolloj kërkese juridike në lidhje me faqen elektronike të  Inter Ways Macedonia Rent a Car do të rregullohet me ligjet e shtetit maqedonas, pa marrë parasysh konfliktin e saj të dispozitave ligjore.