Interways Logo

Afatgjatë Rentals

Çfarë është lizingu operativ?
Kur flasim për lizing operativ para së gjithash duhet të cekim se nuk e kemi fjalën për blerje automjeti (si është rasti me lizingun financiar), por më shumë si një qiramarrje afatgjatë. Ideja bazë është që klienti të marrë me qira një automjet për një kohë të caktuar dhe sapo të kalojë kjo periudhë automjeti të dorëzohet tek ne. Kuptohet, ekziston edhe një opsion që klienti të ofrojë edhe një çmim nominal për blerjen e automjetit. 

Kush mund të shfrytëzojë lizingun operativ?
Kjo është një praktikë botërore, lizingu operativ i automjetit dedikohet që të shfrytëzohet nga ana e kompanive dhe personave privatë. Kur do të vërtetohet aftësia e pagimit të klientit, do të ishte praktike që të nënshkruhet marrëveshje për lizing operativ, sapo të miratohet nga ana e qiramarrësit. 

Cilat janë avantazhet e lizingut operativ?
- s’ka detyrim që të paguhet çmimi i plotë i automjetit që në fillim, kështu që nuk e shfrytëzoni kapitalin tuaj ose nuk ka nevojë që të huazoni. 
- paguani vetëm për automjetin gjatë një periudhe të caktuar, për aq sa ju nevojitet 
- është më lehtë që të parashikohet cashflow,  pasi që normat e shpenzimeve mujore të blerjes janë fikse. 
- çmimi mund të planifikohet që të përkojë me të ardhurat që ju vijën nga biznesi.
- reduktohen edhe detyrimet tatimore, pasi që nuk keni mjete fikse që të mund t’ju tatojnë. 
- s’ka nevojë që të shqetësoheni për tejkalimet, ose t’ju privohen disa të drejta, si pasojë e praktikave të bankave ose personelit, që zakonisht ndodh me kreditë klasike.  
- mirëmbajtja dhe objektet e tjera të servilit mund t’ju evidentohen në lizingun operativ ose marrëveshjen për qiramarrje dhe do të menaxhohen nga ana e Inter Ways Macedonia Rent a Car
- rreziku është në anën e Inter Ways Macedonia Rent a Car
- Inter Ways Macedonia Rent a Car mund të marrë oferta më të mira për furnizimin me automjete, për shkak të fuqisë tonë më të madhe blerëse. 
VW Golf 8 370 EUROS PER MONTH + TAX
Afatgjatë Rentals
Kërkoni një ofertë
Zgjidh nje kategori